Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur për të gjithë si Stresi, ishte i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur për herë të parë pas daljes nga burgu jo vetëm për projektet e reja, por edhe për lajmet e bujshme të ndarjes nga partnerja e tij, Kejsi.
I pyetur në lidhje me këto thashetheme që kanë qarkulluar gjatë gjithë verës nëpër media, Stresi pranoi se realisht mes tyre ka probleme, por nuk është një ndarje definitive.
“Kemi divergjenca, por nuk ka asgjë konkrete. Nuk është e vërtetë ajo çka flitet në media, le të themi që jemi në një menopauzë të vogël”, tha ai duke qeshur.
I pyetur nga Bieta nëse ka ende ndjenja për të, reperi nguroi të përgjigjej për një çast, më tej shtoi se në këto momente është vështirë të bëhen deklarata të tilla, pasi të dy ata i kanë lënë kohë vetes për të reflektuar e nuk kanë komunikim të përditshëm.