Reperi Stresi është shfaqur për herë të parë në ekran pas arratisë.

Stresi ka sqaruar raportin e tij me policisë. Ai ka thënë se kjo masë arresti ishte një padrejtësi ndaj tij. Akuza nuk u vërtetua asnjëherë duke bërë që ai të lëvizë i lirë tashmë.

Stresi ka sjellë një këngë të re kushtuar gjithë kësaj historie. Kënga më e fundit mban titullin “Mos u dorëzo” në të cilën shfaqet dhe pjesa, ku u tha se ai qëlloi me armë.

Stresi ka treguar dhe marrëdhënien me ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri.

Ai tha se familja e Stresit me atë të Tahirit kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe të hershme. Stresi ka thënë se babai i tij dhe xhaxhai i ish-ministrit janë miq të vjetër, pasi kanë qenë gjeneralë dikur.