Në një intervistë për emisionin “Big Brother Radio”, artisti i njohur Stresi u ftua për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të ndarë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP 3.
Në një moment, ai u pyet në lidhje me jetën e tij personale, nëse kishte pasur ndonjëherë ndonjë marrëdhënie me ndonjë nga konkurrentet e shtëpisë së ‘Big Brother’.
“Që janë aktualisht në BBV3? Po me dy. Po ç’rëndësi ka. Nejse”- tha ai.
Kjo deklaratë e papritur nxiti shumë spekulime dhe interesim tek publiku.
Stresi nuk u fut në detaje rreth këtyre marrëdhënieve. Ai vazhdoi intervistën duke analizuar më tej sjelljen e banorëve të shtëpisë së Big Brother, duke dhënë pikëpamjet e tij për lojën dhe zhvillimet e fundit në emision.