ANGLI – Kush mendon se puna e striptistëve është vetëm qejf gabohet rëndë. Një prej tyre pak ditë më parë rrezikoi të pësonte dëme të pariparueshme në penis, kur një femër e eksituar për pak sa nuk ia shkuli. 

Për këtë arsye një grup striptistësh meshkuj në Britaninë e Madhe u detyrua që të siguronte penisët për miliona sterlina, për t’i mbrojtur nga femrat e eksituara.

Grupi DreamBoys e ndërmori veprimin pasi një fanse plagosi striptisin Zane Hopkins, që vuajti dy javë në spital. Ai po bënte striptizëm kur një nga anëtaret e turmës theu kordonin e sigurisë dhe i kapi penisin dhe desh ia shkuli.

“U shqetësova se nuk do të bëja kurrë fëmijë, por mjekët më thanë se jam mirë,”,- thotë Zane.

Menaxheri i grupit ka marrë një policë sigurimi prej 96 milion sterlina për të mbrojtur yjet e tij.