Dy vajza, njëra prej të cilave minorene, së bashku me një 31-vjeçar kanë përfunduar në prangat e policisë në Shkodër.
Të 3 këta persona punonin në një lokal striptizmi në Velipojë dhe një kontroll i policisë në këtë ambient çoi fillimisht në gjetjen e një sasie kanabisi mbi banak. Më pas, në një tjetër kontroll të ushtuar në shtëpinë e 2 vajzave, u gjet një qese me kanabis, me peshë totale 33.4 gramë.
Policia vuri në pranga Arben Ll, 31 vjeç, M. S, 19 vjeçe, banuese në Tiranë dhe S. G. 16 vjeçe, banuese në Lezhë.
Autoritetet kanë nisur gjithashtu procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm” për B.M., 46 vjeç dhe K. P. 36 vjeç, pasi këta persona ushtronin aktivitet të paregjistruar në organet tatimore.





