DURRËS, 23 shtator 2014 – Ati i Shenjtë nuk ka zbritur nga avioni në Rinas, por në Durrës, ja një nga episodet e puntatës së parë të edicionit të 27-të programit të famshëm satirik të Mediaset-it Striscia la notizia (kliko për të parë Videon).
I famshmi Dario Ballantini, i veshur si Papa Françesku, vjen vërdallë në Durrës (në doganë, portin e peshkimit, Urën e Dajlanit, plazh, në një pikë karburanti) për të gjetur rrugën për në Tiranë.
Është një humor i këndshëm i sozisë, që vlerëson lart vizitën e kreut të Vatikanit në Shqipëri.
Njëkohësisht, ky episod i emisionit italian i bën një reklamë domethënëse qytetit të Durrësit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





