Protestë përpara Bashkise dhe Kryeministrisë, kallëzim penal në Prokurori deri tek ngritja e çadrave pranë ambientit te mbetur perpara Fakultetit Ekonomik, janë disa nga format e protestës që studentë dhe pedagogë të tij do të ndërmarrin për të rikthyer territorin e dikurshëm përreth ekonomikut. 

5 shatator 213- "Ne do të jemi më agresivë, më të vendosur dhe të jeni të bindur se numri do të vijë duke u shtuar. Shumë shpejt do të bëhet edhe një kallëzim në Prokurori. Cdo qytetar, i cili shkel ligjet e këtij vendi duhet të mbajë përgjegjësi për çdo veprim", thotë Pleurat Rexhepi, pedagog i Fakultetit Ekonomik.

Në ditën e dytë të sezonit te vjeshtes, ne kete Fakultet nuk eshte zhvilluar asnje provim ne zbatim te vendimit per bojkot pa afat, ndersa studentet thone se kjo eshte zgjidhja e vetme.
Nje dite me pare, Inspektoriati i Ndertimit Urbanistik prane bashkise Tirane beri publik qendrimin qe i ka kthyer Fakultetit Ekonomik, ku deklaronte se nuk mund te nderhyre per kete ndertim pasi ai eshte ne proces gjyqesor. Por perfaqesues te ketij Fakulteti dekluaruan se kjo eshte nje pergjigje anashkaluese pasi Bashkia sipas tyre nuk eshte pergjigjur per skadimin e lejes se ndertimit ne 2011, nderkohe qe punimet vijojne. Por Këshilli i Fakultetit thotë se shqetësimi është më i gjerë. Ata thone qe kane marre mbeshtetjen e rektoratit, por ky institucion po rezervohet te beje qendrimin publik këtë qëndrim.

/ Top Channel /