Një studenteje të UAMD-së i ra të fikët gjatë paradites së sotme teksa ndodhej në auditor, ndërsa ka pritur në atë gjendje për më shumë se 20 minuta.

Studentët dhe të pranishmit nga stafi i UAMD-së, janë përpjekur disa herë të lidhen me shërbimin e urgjencës në telefon, por ka qenë e pamundur pasi linja nuk hynte.

Ata thonë për “DurrësLajm”, se ambulanca është lajmëruar vetëm përmes komunimimit me linjën e policisë, dhe pas kësaj, autoambulancës i janë dashur rreth 20 minuta të shkojë në godinën e universitetit në Currila, ku dhe i kanë dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Më poshtë, edhe screenshot-et nga lista e thirrjeve drejt numrit të ambulancës.