Disa studentë protestues kanë vendosur t’i bëjnë një dhuratë të veçantë kryeministrit Edi Rama me rastin e Krishtlindjes.

Studentët kanë vendosur t’i dërgojnë kryeministrit një palë pantallona dhe Kushtetutën e vendit.

“Dua t’i themi kryeministrit se të kemi bërë dhuratë një palë pantallona që të paktën njëherë në këto vite të bëhet serioz, të bëhet kryeministër. Dhe më kryesorja që të lexojë Kushtetutën e Shqipërisë”, thotë një studente.

Studentët protestuan prej më shumë se dy javësh, teksa kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave pa dialog. Ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish me protesta më 7 janar nëse nuk plotësohen kërkesat nga qeveria.