Studentët e universitetit të Durrësit pas protestës së zhvilluar në oborrin e kampusit, janë zhvendosur më pas brenda ambienteve të godinës.
Me megafonë e pankarta në duar, ata u kërkuan bashkëmoshatarëve që ishin brenda auditoreve, t’i bashkohen protestës së nisur.
Me ta u bashkua edhe pedagogia e UAMD-së, e njëherësh deputetja e PD-së për Durrësin, Fatbardha Kadiu.
Studentët deklarojnë se nuk do të tërhiqen nga katër kërkesat e tyre, ndërkohë që Ministria e Arsimit tërhoqi sot vetëm një nga pikat që kërkojnë studentët. MAS pezulloi nenin 4 të VKM-së, duke hequr koston shtesë për studentët përsëritës që mbartin provimet nga një vit i mëparshëm.
Ndjekim protestën e studentëve të Durrësit brenda ambienteve të universitetit.





