Studentët e Durrësit kanë paralajmëruar sërish protestë ditën e hënë më 17 dhjetor. Faqja "Studentët aktivë të UAMD-së", përmes një publikimi në faqen e tyre të "Facebook"-ut, i ftojnë të gjithë studentët të mblidhen në orën 08:30 para kampusit në Spitallë dhe më pas të gjithë bashkë do t'i drejtohen Tiranës.
NJOFTIMI:
Te nderuar studentë,
Diten e nesërme , e Hënë date 17.12.2018 ju ftojme ne protestë masive në orën 08:30 do të mblidhemi para UAMD – Spitallë , dhe më pas të gjithë bashkë do të ikim në Tiranë!
Të nderuar studentë , këto janë ditët tona, nëse duam që nesër të kemi një Arsim Cilësor , bashkohuni të gjithë nesër!





