Jo një apo dy por rreth 60 studentë të universitetit Harvard në Masacuseti u pezulluan përkohësisht, pasi ishin pjesë e një “operacioni” që kishin ngritur për të kopjuar semestrin që shkoi.
Jo vetëm kaq, por ka dyshime që pjesë e kësaj “loje” të kurdisur janë edhe 30 persona të tjerë, deklaroi drejtoria arsimore e universitetit.
Gjithsej 125 studentë janë akuzuar si pjesë e këtij mashtrimi të përbashkët. Ata komunikonin mes tyre i kopjonin nga njëri – tjetri.
“Pothuaj gjysma prej tyre u pezullua përkohësisht. Nga studentët e tjerë, një pjesë dolën të pafajshëm, kurse të tjerët mbahen nën vëzhgim të rreptë”, tha profesori Mike Smith.
Harvard është një nga universitetet më të shtrenjtë në botë. Çdo katër-mujor aty kushton deri në 63.000 dollarë, ndërkohë që është shumë e vështirë të rregjistrohesh në këtë universitet.
Gjithsesi, deri më sot asnjëherë ndonjë mashtrim në këtë shkollë, nuk ka qenë i këtyre përmasave.