Edhe këtë të mërkurë studentët e Mjekësisë kanë dalë në protestë. Ata janë vendosur tashmë para Ministrisë së Arsimit, teksa kanë bllokuar edhe rrugën.

Me thirrjet “Ministria e turpit”, ata njëzëri janë bashkuar në këtë protestë.

Ndërkohë bie në sy, që para derës së Ministrisë ata kanë vendosur edhe një manekin të veshur me bluzë të bardhë.

Ata kundërshtojnë vendimin e qeverisë që i detyron të qëndrojnë për 5 vite në vend, pas përfundimit të studimeve.