Studentët e Mjekësisë vijojnë të bojkotojnë auditorët e universitetit, teksa sot kanë nisur protestën e radhës për të kundërshtuar ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
Me pankarta në duar dhe me thirrjet edhe ditën e sotme mjekët e rinj janë mbledhur para ambienteve të Universitetit të Mjekësisë së Tiranës.
Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik. Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.