Studentët e Mjekësisë janë të vendosur në bojkotin e tyre, pasi nuk pranojnë tarifën e studimit.
Edhe ditën e sotme, studentët janë jashtë auditorëve dhe kërkojnë shfuqizimin e ligjit.
Sipas tarifës së miratuar disa ditë më parë, çdo student i mjekësisë që nuk përmbush detyrimin ligjor për të ofruar shërbim shëndetësor nga 3- deri në 5 vite në vendin e tij, do të duhet të paguajë një tarifë prej 240 mijë lekë të reja për çdo vit studimi. Nëse një vit studimi ka kosto 240 mijë lekë, për 6 vite studentët duhet të paguajnë 1.440.000 lekë.
Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, për të përcaktuar këtë tarifë u ngrit një grup pune për përllogaritjen e kostove për një student që ndjek studimet në fakultetin publik të mjekësisë.