Në “Qendrën Ditore të të Moshuarve” të Durrësit fundjava erdhi ndryshe nga herët e tjera.

Një grup studentësh të fakultetit të Studimeve Profesionale të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, kanë shkuar me ndihma ushqimore të mbledhura në veprimtari bamirësije, që kanë organizuar këto ditë.

Ndërkohë që u kanë shtruar drekën, studentët e infermierisë u kanë kryer vizita të ndryshme shëndetësore, për t’ju gjetur sa më pranë kësaj kategorie te moshuarish. 

Lidhur me veprimtaritë e ardhshme të studentëve të fakultetit të Studimeve Profesionale në UAMD, ata janë shprehur se po mendojnë për përsëritjen e eksperiencave të tjera të ngjashme për këtë kategori njerëzish në nevojë.

K.H.