Të premten e 21 dhjetorit, studentët e UNS ishin pjesë e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në Televizonin “News24” të Tiranës, emision ky që ka për qëllim dhe mision të vetëm humanizmin dhe ndihmën e vazhdueshme që ju bëhet njerëzve dhe familjeve në nevojë.
Studentët e UNS duke bashkëpunuar ngushtë me fondacionin “Firdeus” të Elvis Naçit, realizuan disa aktivitete humane të cilat u transmetuan dhe u prezentuan pikerisht në këtë emision. Ata dhanë kontributin e tyre modest duke ndihmuar disa familje ne nevojë si edhe dhanë kontributin e tyre në disa institucione të tjera në Tiranë (si azili i pleqëve etj).
Ky është një shembull i mirë të cilën UNS mundohet ta ketë pjesë të traditës së saj Universitare, ku studentët përveç studimeve të tyre dhe aktiviteteve akademike dhe studentore, ata gjithashtu të inkuadrohen në realizimin e aktiviteteve të tjera sociale ku njëra ndër ato është edhe Humanizmi.





