29 janar 2015 –  Tre studentë u përplasën nga treni në përpjekje për të bërë një selfie. Ngjarja e rëndë ndodhi në Mathura, Indi. Të rinjtë po tentonin të realizonin një selfie teksa ndodheshin në shinat e trenit duke mos e vënë re këtë të fundit që po afrohej me shpejtësi. Kjo nuk është hera e parë që në përpjekje për të bërë një selfie “ekstrem” humbin jetën njerëz.

Rasti më i fundit ishte ai i një adoleshenti nga Amerika i cili u shtri në shinat e trenit për të bërë një selfie. Fatmirësisht për të, në këtë rast treni ndaloi në kohë.