Teksa deputeti socialist Erjon Braçe ka dalë nga Kuvendi dhe i është drejtuar "Pedonales", ai është përballur me disa studentë protestues të cilët e kanë ofenduar. Ata dëgjohen në video teksa i thonë:

"Çfarë shembulli je?", "Kopuk" dhe "Ik, o provokator", "Turp, turp". 

Braçe u drejtohet duke e vendosur theksin tek etika e tyre, por këta të fundit nuk kanë hequr dorë nga thirrjet. Ndërkohë që ai largohet, studentët dëgjohen në kor teksa thërrasin: "I duam tarifat sa Erion Braçe".