Teksa kryeministri Edi Rama mbante fjalën e tij dhe iu drejtohej protestuesve përmes trasmetimit live në Facebook, studentët vazhdonin të qëndronin para ministrisë së Arsimit.

Me thirrjet: "Turp! Do dalim në rrugë me qindra e mijëra, po s'u hoq tarifa rrëzohet ministria" studentët iu përgjigjën kështu thirrjes së Ramës për dialog.

Studentët shprehen të vendosur për plotësimin e 8 kërkesave: "S'ka negociata, vetëm vendimmarrje!". Protesta është paqësore dhe studentët bëjnë thirrje për bashkim të qytetarëve por dhe studentëve të tjerë.