Ditën e sotme, që përkon dhe me datën 8 dhjetor, Ditën e Rinisë, mbledhja e studentëve do të nisë nga Korpusi në orën 09:30 për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Arsimit.
“U bëjmë thirrje të gjithë studentëve të Tiranës, gjithë gjimnazistëve, qytetarëve të Tiranës të bashkohen tek ne”. U shprehën ata një ditë më parë duke kërkuar nga politika të qëndrojë larg tyre.
Një nga thirrjet që është bërë gjerësisht në protestën e djeshme është mbajtja larg e forumeve politike.
Shumë prej studentëve e kanë deklaruar dhe më herët që protesta e tyre lidhet me kushtet ekonomike dhe sociale të tyre dhe nuk ka asnjë ngjyrim partiak.





