Studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës u janë bashkuar prej mëngjesit të sotëm studentëve të Arkitekturës, Urbanistikës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit, që kanë bojkotuar mësimin, e po protestojnë në ambientet e fakultetit të Arkitekturës e Urbanistikës, kundër tarifave të arsimit.
Të mbledhur para fakultetit ata kanë bllokuar njërën prej korsive, ndërsa vijojnë marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku do të kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur.
Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor. Vete studentët shprehen se do të vijojnë kauzën e tyre deri në fund.





