6 maj 2015 – Dhjetëra studentë protestojnë sot para Kryeministrisë kundër reformës së arsimit të lartë.
Studentët kërcënojnë se do të bëjnë ndonjë revolucion në rast se nuk tërhiqet reforma, pra të mos kalojë as në Kuvend dhe as në Komisionet Parlamentare.
“Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Lindita Nikolla do quhen ‘non grata’ deri sa të tërheqin reformën. Reforma nuk kalon, ndryshe ne do të bëjmë revolucion”, deklarojnë studentët.
Ata thonë se do të bllokojnë rrugën në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" gjatë gjithë ditës që të dëgjohet kërkesa e tyre.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/