“Nëse ne quhemi ngelësa atëherë sistemi juaj është ‘What the fu*k’”. Ky është një nga mesazhet e shumta që vjen nga protesta e studentëve të universiteteve publike.
Mes ironisë, studentët thumbojnë qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për protestën e studentëve. Mes parullave të shumta, spikat dhe ajo ku shkruhet; “Ne jemi ngelësit”.
Studentë të universiteteve publike në Tiranë, por edhe ata që i janë bashkuar nga Durrësi, Elbasani etj, ku kërkojnë plotësimin e 3 kërkesave të tyre.





