VENECIA – Disa studentë nga Venecia kanë zgjedhur një formë mjaft origjinale proteste për të protestuar ndaj shkurtimit të bursave të studimit.

Siç raporton ANSA, me të brendshme dhe maska karnavalesh në fytyrë studentët kanë protestuar para urës Rialto në Venecia.

Gjatë protestëts ata shpalosën edhe disa pankarta ku shkruhej: “Po shfaqim të vërtetën lakuriqe”, si dhe një tjetër ku kritikoheshin politikat e ndjekura nga ministri Profumo.