23 prill 2015 –Studentë nga fakultete të ndryshme publike kanë dalë sot për të protestuar kundër reformës së arsimit të lartë përpara Kryeministrisë.
Studentët u bëjnë thirrje edhe të rinjve të tjerë që t’i bashkohen atyre, dhe këmbëngulin se protestat do të vazhdojnë edhe më tej.
Sipas Ministrisë së Arsimit, diskutimet e mëtejshme për ligjin e ri mbi reformën e arsmit do të nisin në muajin maj.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/