2 nëntor 2015 – Qëllohet me vezë automjeti i kryeministrit Edi Rama. Incidenti u shënua sapo Rama doli nga takimi që zhvilloi me biznesin e vogël, të mbajtur në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në kryeqytet.
Sipas të dhënave të para mësohet se veza ka rënë mbi automjetin me të cilin lëviz kryeministri Rama.
Nga informacionet paraprake mësohet se policia ka shoqëruar së paku 8 studentë, si të dyshuar për sulmin. Pesë prej tyre janë nga “Lëvizja për Universitetin”, ndërsa tre të tjerë nga “Lëvizja studentore në Prishtinë”.
/portali DurresLajm/