Studentët i kanë dhënë 3 ditë kohë Edi Ramës për të plotësuar kërkesat e tyre.

Ata kanë shpërndarë në rrjete sociale një pankartë ku i kërkojnë Ramës që të plotësojë kërkesat e tyre deri ditën e martë, në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat.

Gjithashtu studentët kanë paralajmëruar një tjetër protestë të madhe, sërish ditën e nesërme para Ministrisë së Arsimit.