Studentët kanë njoftuar se do të mblidhen sërish sot për të protestuar për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Si çdo ditë, ata kanë njoftuar se do të mblidhen në 8.30 pranë fakulteteve të tyre dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë.

Ata bëjnë thirrje që ashtu si ditët e tjerë të gjithë studentët të bojkotojnë mësimin, ndërsa apelojnë që edhe universitetet e rretheve t'i bashkohen protestës së tyre në Tiranë.

Por ndërkohë që me kryeministrin nuk pranojnë dialog, kanë edhe një mesazh për dy liderët e tjerë, Basha dhe Kryemadhi, që mos t'i afrohen protestës së tyre.