Edhe pse moti nuk po i favorizon shumë, studentët vijojnë të rezistencojnë para Kryeministrisë prej orës 11:00 të paradites së sotme. Ndërkohë në mesditë kryeministri Edi Rama ka dalë përsëritur ftesën për dialog teksa shprehte dakordësinë për 8 pikat, në një postim në InstaStory.
Por studentët thonë se nuk do të ketë dialog dhe negociata për këto 8 pika. Ata i kanë bërë apel Ramës të mbledhë parlamentin të shtunën, në një seancë të jashtëzakonshme vetëm për kërkesat e tyre.
Afati i lënë prej tyre per pergjigje është ora 16:00 e ditës së sotme. Në të kundërt kanë paralajmëruar një protestë kombëtare ditën e hënë, ku përveç gjimnazistëve, studentët kanë kërkuar dhe mbështetjen e qytetarëve.





