Qytetarë të shumtë e figura publike të njohura të ekraneve shqiptare janë solidarizuar me protestën e studentëve, të cilët prej disa orësh vijojnë të qëndrojnë para Ministrisë së Arsimit lidhur me kërkesat e tyre.
Një zonjë ka shpërndarë në mënyrë simbolike ushqim për studentët, duke i inkurajuar të vazhdojnë rezistencën.
"Jam nënë, jam gjyshe, jamë bashkë me to, i ndjek. E ndjeva dhe erdha, të vazhdojnë se kanë të drejtën e vetë. Atë që se bëmë ne ta bëjnë këta. Vazhdoni, bravo," tha ajo. Studentë e përshëndetën në kor gjestin e saj me thirrjet: "Bravo! Bravo!"





