Një 23-vjeçar në Tiranë humbi jetën më 11 prill si pasojë e një aksidenti.

Viktima, Reldi Guga ka qenë duke ecur me biçikletë pranë Uzinës Dinamo, në momentin që një kamion që po fuste materiale ndërtimi në pallatin brenda tregut e ka përplasur.

Pedagogu Erion Kristo shkruan në Facebook se ai ishte student i tij dhe për vdekjen e të riut nuk ka pasur asnjë reagim nga policia.

Kristo ka publikuar edhe një video ku Reldi thotë: “Në Shqipëri nuk zbatohen ligjet”.

“Po si na ike kështu, o Reldi? Po ishe në lule të moshës, o Reldi! Po vdiqe në aksident rrugor, kur nuk kishte as makina, o Reldi! Po lajmin për ty as nuk e dhanë, o Reldi! Po ti ishe studenti im i preferuar, o Reldi! Po ça na bëni kështu ooo njerëz? Po na shtypni! Ti e dije që këtu nuk zbatohen ligjet, o Reldi! Qofsh i parajsës, o Reldi! Shokët, miqtë, pedagogët nuk do të të harrojnë! Ngushëllime familjes!” shkruan Kristo në Facebook.