Një student nga Durrësi është finalist i konkursit StartUP për talentet e reja dhe kërkon ndihmën e të gjithëve për t’u shpallur fitues.

Anesti Pupi, student i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në UAMD, i fton të gjithë të votojnë projektin e tij, pasi siç shprehet edhe vetë, synont’ju krijojë mundësi dhe hapësira artizanëve në Durrës, por edhe në mbarë vendin, që të reklamojnë dhe shesin produktet e tyre online. 

Pupi shpjegon edhe udhëzimet që duhet të ndiqni për ta votuar e mbështetur.

Postimi i plotë i UAMD-së: 

Jam Anesti Pupi, durrsak 24 karatësh, student i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në #UAMD
Studimet i kam filluar në moshën 30 vjeçare. Punoja në një kompani në fushën e IT-së dhe në një moment vendosa të zhvilloj karrierën time duke aplikuar në pozicionin e Menaxherit të Projekteve. Aty kuptova që për të bërë këtë kapërcim, pavarësisht zotësisë sime, më duhej edhe një kualifikim universitar. Kështu që me bursë të vetë punëdhënësit tim nisa studimet. Dijet që kisha deri në ato momente ishin të rrëmujshme si një lëmsh. Fijet e ngatërruara të këtij lëmshi m’i zgjidhi UAMD-ja. 
Sot, jam finalist në një konkurs StartUp për talentet e reja, zhvilluar nga Albtelecom. Projekti im synon t’ju krijojë mundësi dhe hapësira artizanëve në Durrës, por edhe në mbarë vendin, që të reklamojnë dhe shesin produktet e tyre online. 
Në garën që po zhvillohet, edhe kolegët e tjerë kanë projekte interesante. Ajo që e bën projektin tim ndryshe është fakti i të qenit social dhe që nuk ka nevojë të madhe për kapital fillestar. 
Kjo është sfida e radhës për mua. Për ta fituar kam nevojë për mbështetjen e secilit prej jush.
Ndaj, ju kërkoj që të hyni në linkun e supergeneration, dhe përbri emrit Anesti Pupi të klikoni voto. Mandej duhet thjesht të ndiqni udhëzimet. 
Ju falenderoj për mbështetjen! 
#UAMD #inovacion #përShqipërinë