I ftuar në emisionin "Opinion", një student ka shpjeguar mbrëmë në mënyrë metaforike gjendjen e arsimit në vendin tonë.

Sipas tij, studenti në Shqipëri është vendosur në një cep dhe "goditet me grushte", ndërsa tarifa ishte "këmba në fyt" për ta.

"Vjen tani dhe kjo tarifa dhe i vendosin këmbën në fyt, ne u gjendem përballë kësaj situate, e hoqëm këmbën nga fyti dhe tani, ata që të godasin, ulen dhe thonë a të negociojmë ne pak për punën e dajakut", deklaroi studenti i cili mori përshëndetjen e pedagogëve dhe studentëve të tjerë të pranishëm në studio, ndërsa u shoqërua edhe me duartrokitje dhe të qeshura.