Kryeministri, Edi Rama ka emëruar studenten 20-vjeçare nga Durrësi, Bojkena Bashën si Sekretare të Rinisë.

Rama u shpreh se Bojkena “nuk është tironse, jeton në Durrës por as durrsake nuk është”.

Për Kreun e qeverisë, Bojkena Basha është shumë më e mirë se Lulzim Basha, pasi flet shumë më bukur se ai dhe zgjohet shumë më herët se ai.

”Sekretare së Rinisë, Bojkena Basha vullnetare 20 vjeç që spikati në fushatën e fundit me fjalimet e saj, përtej kalimeve është student dhe aktiviste shumë e mirë. Flet më bukurse Basha, zgjohet shumë më herët se ai, ndryshon se thotë atë që mendon e mendon atë që thoët .nuk është tironse, s’ka lidhje me Linda Bashën, jeton në Durrës, por as nga Durrësi nuk është, as lidhje me mua nuk ka.”- tha Rama.