Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me të rinjtë në Gjirokastër.
Një studente e pyeti se për çfarë duhet të studiojnë kur nuk kanë vende pune.
Studentja: Jam studente në Fakultetin e Ekonomisë. Ne studentët studiojmë, na thatë dhe për trajnimin. Por për çfarë? Për të punuar në ëmbëltore, në byrektore?
Studentët dhe të rinjtë janë duke ikur nga Shqipëria se nuk kanë ku të punësohen. Shkojmë dhe na kërkojnë eksperiencë ndërkohë që ne sa kemi dalë nga bankat e shkollës.
Përgjigja e Kryeministrit: Këtu nuk është çështja që të mbarosh shkollën dhe të punosh në ëmbëltore. Edhe pse ka plot njerëz që mbarojnë shkollat, marrin diploma edhe në botën e zhvilluar dhe punojnë edhe në ëmbëltore. E di që kur mbaron universitetin nuk janë të hapura të gjitha dyert, por nuk janë të hapura askund.
Sot këtu në Gjirokastër keni shembuj të rinjsh që kanë shkuar në fshat, kanë hapur një sipërmarrje të vogël e cila rritet vit pas viti. Nuk është shteti zgjidhja. Nuk mundet që të jetë shteti vendi ku punësohen të gjithë. Në shtet punësohet një pjesë e caktuar. Në sektorin privat ka hapësira që kërkojnë sakrifica, durim, por ia dilet.