Eshtë zhvilluar për herë të parë në Shqipëri Kampionati Universitar i Pingpongut, me pjesëmarrjen e studentëve të universiteteve publike dhe private.
Në fund të këtij eventi sportiv të këtyre përmasave, studentja e Fakultetit të Edukimit në UAMD, Liridona Rexhaj u shpall kampione.
Vlen të theksohet se ky aktivitet i parë i madh në nivel universitar u mirëprit nga të gjithë pjesëmarrësit.
“I urojmë suksese Liridonës në aktivitetet e radhës ku do të na përfaqësojë”,- shkruan UAMD në një postim në rrjete sociale.





