Tiranë, 16 qershor 2014 – “Panorama” shkruan sot se bien pretendimet e familjarëve se Iris Belba ishte studente shumë e mirë. Po ashtu, edhe aludimet e shoqërisë së të ndjerës se vetëvrasja e saj ishte ndikuar për shkak të mbetjes në një riprovim, Kontabilitet Financiar.
Studentja që u vetëflijua më 10 qershor, duke u hedhur nga kati i 17-të i godinës së njohur si “Sky Tower”, ndiqte Fakultetin e Ekonomikut në Tiranë, dega Financë dhe rezulton ngelëse në 12 provime, brenda dy viteve të para.
Ajo duhet të ishte në vit të tretë, por për shkak të numrit të madh të lëndëve mbetëse kishte kaluar në stazh. Burime nga grupi hetimor i çështjes bëjnë me dije për gazetën “Panorama” se studentja Iris Belba kishte të mbartura 5 provime nga viti i parë dhe 7 nga viti i dytë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





