“Në qoftë se ti nuk e bën atë që unë kërkoj, jam i gatshëm për të publikuar fotot dhe videot intime në internet”. Ky është shantazhi me të cilin një shqiptar ka detyruar të dashurën e tij italiane për të plotësuar dëshirat e tij seksuale perverse. Mediet italiane shkruajnë se 24-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik, i ka kërkuar të dashurës së tij rreth 20 vjeçe, që të kryente marrëdhënie seksuale treshe bashkë me shokun e tij, edhe ai shqiptar gjithashtu.

Marrëdhënia mes studentes nga Rimini dhe shqiptarit lindi në fund të vitit 2013. Një mbrëmje ata ndalojnë me makinë për të ndenjur pak në intimitet, kur papritmas vjen një shok, bashkatdhetari i të dashurit. Ata kanë ndaluar dhe më pas i dashuri i kërkon që të kenë marrëdhënie seksuale të tre, duke e kërcnëuar se nëse nuk pranon, do i publikojë fotot dhe videot intime në rrjete sociale.

Pavarësisht se u përpoq që t’i tregonte se nuk ishte ajo lloj vajze, ajo detyrohet të pranojë propozimin pervers. Por pas asaj nate, ata filluan t’i kërkonin sërish që të kalonin të njëjtën përvojë seksuale.

Studentja mori guximin dhe i denoncoi shqiptarët të cilët u arrestuan dhe do të përballen me drejtësinë nën akuzat e dhunës seksuale në grup, kërcënimit e përndjekjes.

S.L.