Sot kryeministri Edi Rama u përball me studentët e universitetit të Vlorës, të cilët e kanë "mbërthyer" kreun e qeverisë.

Atë që nuk e mori në Tiranë, Ramës ia dhanë studentët e zonës së tij elektorale. Përballja më e fortë ishte me një vajzë, e cila i kërkoi kryeministrit t'i japë fjalën me "po" ose "jo" për plotësimin e kërkesave.

DEBATI

Rama: Hajdeni brenda

Studentja: Do vijmë të gjithë po erdhëm, jo unë, të tërë

Rama: Një minutë

Studentja: Jo një minutë, se kështu bëni edhe për kërkesat ju, një minutë. Tani!  Jeni burrë shteti thuaje llafin para një vajze

Rama: Hajdeni brenda

Studentja: O do futemi të tërë, jo unë

Rama: Një minutë

Studentja: Thuaj po apo jo

Rama: Një minutë, do dëgjosh

Studentja: Nuk dëgjoj, o zotëri ti ke qejf monologet edhe unë kam qejf monologet

Rama: Dëgjo këtu…

Studentja: Nuk dëgjoj, po apo jo

Rama: Dëgjo…

Studentja: Nuk ka dëshirë të plotësojë kërkesat. (I kthen shpinën kryeministrit dhe të tjerët brohorasin)