Një vajzë e re i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e dy ditëve më parë. Burime nga policia thanë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çermë të Lushnjes.

Rreth orës 21:00, në fshatin Çermë Proshkë, në banesën e saj 18-vjeçarja Arjola Muça, studente në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, ka pirë mbidozë medikamentesh mjekësore.

Menjëherë ajo është dërguar për në spital, por në orën 07:30 ka ndërruar jetë rrugës. 

Pas marrjes së njoftimit, policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.