Prezantimi i projektit për Kampusin Universitar, në vijim të "Paktit për Universitetin" nga kryeministri Edi Rama, është shoqëruar me incidente.

Teksa Rama po thonte se dëshiron t'i bëjë të gjitha gjërat menjerë por nuk mund të bëhen, një studente i ndërpreu fjalën kryeministrit dhe u ngrit për të debatuar.

"Paguhesh me taksat e mia" dëgjohet studentja t'i thotë kryeministrit i cili ia kthen: "Suksese tani dil jashtë".

Teksa vajza po largohej Rama shprehet: "Tani ti del jashtë dhe ne vazhdojmë punën. Sepse ju keni të gjitha të drejtat të ngrini probleme por nuk mund të përmbysni historinë e bashkëjetesës mes njerëzve që ka norma të padiskutueshme, ndërprerja e tjetrit kur flet apo prishja e një bashkëbisedimi është mungesë aftësie për të bashkëjetuar në demokraci."