Një 23-vjeçare nga Kosova ka vdekur sot në një aksident trafiku në Danimarkë.

Bëhet fjalë për Resmije Ismajli, vdekjen e të cilës e kanë konfimuar familja e saj dhe kanë njoftuar se varrimi do të bëhet më 17 nëntor në varrezat e komunitetit musliman në Brondby të Danimarkës.

Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohën të gjithë miqtë, shokët e dashamirët(burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të Mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby” shkruan babai i së ndjerës.

Ismajli edhe katër muaj do të mbaronte studimet universitare në Universitetin e Radgiver!