DURRËS, 8 nëntor 2014 –  Kur je nënë dhe i jep gji fëmijës është gjesti më natyral, por kur bëhet fjalë që ky gjest ndodh ditën e diplomimit, merr të tjera përmasa. Ky është rasti i studentes 24-vjeçare, Jacci Sharkey, e cila ditën e diplomimit ka marrë foshnjen me vete, madje i ka dhënë gji e veshur me kostumin tradicional të diplomimit. 24-vjeçarja australiane është bërë shembull për shumë vajza të reja, duke i dhënë mesazhin se nuk duhet të heqin dorë nga studimi edhe kur kanë një foshnje për të rritur.