Një studim i fundit tregon se Attention Deficit Hyperactivity Disorder (ADHD) nuk lidhet vetëm me vështirësi në përqendrim, por edhe me anë pozitive. Sipas kërkimeve, personat me ADHD kanë më shumë aftësi për të menduar ndryshe dhe për të krijuar ide origjinale. Ata arrijnë të lidhin ide që duken të palidhura dhe të gjejnë zgjidhje kreative më shpejt se te tjeret.

Gjithashtu, ata kanë më shumë dëshirë për risi dhe aventura. Kjo i bën më të guximshëm për të provuar gjëra të reja dhe për të marrë rreziqe, tipare që shpesh shihen tek sipërmarrësit dhe inovatorët e suksesshëm. Edhe pse ADHD mund të sjellë sfida në jetën e përditshme, studimi sugjeron se në fushën e kreativitetit dhe inovacionit, mund të jetë një avantazh i madh.

Ne Holande  një koncept i ri kinemaje i menduar posaçërisht për personat me ADHD; ambiente ku mund të shohësh filmin ndërsa bën diçka me duar si: punë dore, vizatim, qëndisje apo doodling, për të ndihmuar fokusin, qetësinë dhe krijimtarinë. Hapësira është dizajnuar ndryshe nga kinematë tradicionale, me tavolina të vogla pune, ndriçim të ngrohtë dhe vende të rehatshme që nuk të detyrojnë të rrish i palëvizur apo në errësirë totale. Ky model është pjesë e një trendi në rritje për eksperienca kinemaje “sensory-inclusive”.