9 mars 2015 – Studiuesit britanikë të “Leeds Institute of Rheumatic dhe Musculoskeleatal Medine”, të kryesuar nga Dr. Philip Conaghan, deklaruan se një ilaç, si paracetamoli i cili mund të merret çdo ditë, rrit rrezikun e një sulmi në zemër ose goditjes në tru. Mjekët gjithnjë kanë menduar se paracetamoli ka qenë më i sigurt duke bërë një krahasim me aspirinën, e cila shfaq pothuajse gjithnjë probleme me çregullimin e gjakut.
Sot, ky studim tregon se konsumimi i paracetamolit, rrit me 63 % shanset për një vdekje të papritur. Megjithatë në lidhje me këtë çështje, ekspertët kanë analizuar deri më tani 666.000 persona, për të vënë re se cili është ekfekti i këtij ilaçi. Dyshimi nga ana e tyre është ende i paqartë nëse vdekja e “papritur” ishte shkaktuar nga përdorimi i paracetamolit apo nga fakti se çdokush që e përdor këtë ilaç mund të vuajë nga sëmundje të cilat kërcënojnë seriozisht shëndetin.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





