Një studim i kryer nga Federata Dentare mbi Shëndetin Oral në Shqipëri tregon se shqiptarët shpenzojnë mesatarisht 1,5 euro në vit për pastë dhëmbësh dhe për furçë.
Sipas studimit, ka raste që me një tub prej 75 ml pastë dhëmbësh kalohet i gjithë viti, ndërkohë që furça nuk ndërrohet për shumë kohë.
“Indeksi i kariesit në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Krahasuar me vendet e tjera, Gjermania për shembull ka një indeks prej vetëm 0,7. Greqia, një vend fqinj e ka këtë indeks të 1,3, ndërsa ne jemi në vend të fundit në Europë, me indeksin 3,1”, deklaroi Ruzhdie Qafmolla, koordinatore e Shërbimit Stomatologjik Shqiptar.
Statistikat përfshijnë zonat urbane dhe ato rurale. Por, higjiena e gojës është shqetësim edhe për dentistët në vendin tonë, pasi indeksi i karriesit është shumë i lartë.
“Një tjetër problem është ndërrimi i rrallë i furçave të dhëmbëve, të cilat duhet të ndërrohen e pakta një herë në tre muaj, ndërsa është shumë e rëndësishme që të ndërrohen gjithmonë pas kalimit të një sëmundje apo infeksioni”,