Diskriminimi për shkak të shtatzënisë apo lehonisë vijon të mbetet një nga shkeljet më të përhapura të të drejtave të grave në vendin e punë.
Një studim i realizuar me 207 gra në të gjithë Shqipërinë, me përqendrim të lartë në Shqipërinë e Mesme, nxjerr në pah praktika shqetësuese si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.
Raporti tregon se një pjesë e konsiderueshme e grave kanë pranuar se kanë fshehur shtatzëninë nga frika se mos humbin vendin e punës.
Sipas Danjela Burnazit, drejtuese e Institutit për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare, shumë gra detyrohen të zgjedhin mes nënësisë dhe karrierës, një zgjedhje që, siç thekson ajo, nuk duhet të ekzistojë.
“Ne mendojmë se shifra 207 është një shifër goxha e mirë, si për të dhënat cilësore si për të dhëna sasiore.”- u shpreh ajo.
Në një kohë kur mbështetja institucionale duhej të ishte më e fortë se kurrë, të dhënat tregojnë se lufta kundër diskriminimit mbetet ende e hapur, me probleme të njëjta si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik.
“Në të gjithë administratën publike ose privat janë diskriminuar për shkak se kanë thënë se në momentin që kanë shkuar në punë si shtatzënë, ku disa prej tyre janë munduar dhe ta fshehin.”– tregoi Burnazi.





