Sipas një studimi të fundit në Afrikën e Jugut, vaksina “Johnson & Johnson” është 71% efektive kundër shtrimit në spital dhe 96% efektive kundër rrezikut të vdekjes nga variant “Delta” i COVID-19.

Në studim morën pjesë rreth 500 mijë punonjës shëndetësorë, ndërkohë që provat klinike nxorën në pah efikasitetin e kësaj vaksine ndaj variantit “Delta”.

Këto rezultate u raportuan nga Ministria e Shëndetësisë në Afrikën e Jugut, ndërkohë që pritet të botohen edhe në revistën shkencore.

Kujtojmë se varianti “Delta” po mbizotëron në pothuajse të gjitha shtetet, duke bërë që të rriten rastet e infektimeve dhe fatalitete