Një studim i fundit sugjeron se diferenca në moshë mes partnerëve ndikon drejtpërdrejt në jetëgjatësinë e marrëdhënies. Sipas të dhënave, sa më e madhe të jetë kjo diferencë, aq më të larta janë gjasat për ndarje.

Kërkimi i realizuar nga Universiteti Emory, mbi 3 mijë persona, tregon se çiftet me 5 vite diferencë kanë 18% më shumë gjasa të divorcohen, ndërsa kjo shifër rritet në 39% për 10 vite diferencë dhe arrin deri në 95% për 20 vite. Për çiftet me diferencë 30-vjeçare, rreziku i ndarjes është 172% më i lartë krahasuar me bashkëmoshatarët.

Ndryshe nga bindjet e zakonshme, studiuesit theksojnë se diferenca ideale është vetëm një vit, ku mundësia e ndarjes mbetet minimale, rreth 3%.